Smart Watch, Furniture Kamar,
Sungboon Editor Green Tomato Pore Lifting Ampoule 30ml
Availability:
$ 27.15
ComparePërshkrim Serum/Ampulë. Një nga serumet më të shitura në Kore për kujdesin ndaj poreve I njohur për qasjen e tij që kombinon kujdesin ndaj poreve me mbështetjen e elasticitetit të lëkurës, duke adresuar jo vetëm yndyrën e tepërt, por edhe pamjen e lëkurës rreth poreve për lëkurë më të shëndetshme. Ndihmon në përmirësimin e pamjes së poreve dhe rafinimin e teksturës së lëkurës Formula është zhvilluar për të vepruar në dy faktorë kryesorë që ndikojnë në dukshmërinë e poreve: yndyrën e tepërt dhe humbjen e elasticitetit. Ndihmon që lëkura të duket më uniforme dhe poret më pak të theksuara. Efekt lifting dhe pamje më e tonifikuar e lëkurës Përmban Volufiline dhe Collagen, të cilët ndihmojnë që lëkura të duket më e plotë, më elastike dhe më e tonifikuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për lëkurën ku poret duken më të theksuara për shkak të humbjes së elasticitetit. Balancon yndyrën dhe përmirëson temsturën Kompleksi Anti Sebum P ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt dhe mbështet ekuilibrin e lëkurës pa kompromentuar hidratimin. PHA ndihmon në eksfolimin gradual dhe të butë të qelizave të vdekura, ndërsa Niacinamide ndihmon në krijimin e një pamjeje më të njëtrajtshme dhe më të ndriçuar. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Sekreti i kësaj ampule qëndron te Green Tomato Extract, përbërësi kryesor i formulës që brandi e ka zhvilluar për kujdesit ndaj poreve. Ndryshe nga produktet që fokusohen vetëm te pastrimi i poreve, kjo formulë synon të mbështesë edhe elasticitetin e lëkurës rreth poreve, sepse kur lëkura humbet densitetin dhe elasticitetin, poret mund të bëhen më të dukshme. Formula kombinohet me Niacinamide, PHA, Panthenol, Ceramide NP dhe Acid Hialuronik, për të ndihmuar në ruajtjen e hidratimit, rafinimin e teksturës dhe përmirësimin e pamjes së përgjithshme të lëkurës. E PËRSHTATSHME PËR • Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht: • Lëkurë me pore të dukshme, • Lëkurë me yndyrë të tepërt, • Lëkurë me teksturë jo uniforme, • Lëkurë me humbje të elasticitetit, • Përdorues që kërkojnë efekt pore-refining dhe smoothing. ⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies nuk sugjerohet përdorimi. PËRDORIMI Përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme. Vazhdoni me krem hidratues.



