, ,

Rovectin Vita Dark Spot Serum 30ml

Availability:

$ 30.65

Compare
Përshkrim Serum me vitaminë C. Një nga serumet më të shitura në Kore për redukitmin e shenjave dhe hiperpigmentimit I krijuar për të ofruar ndriçim pa u fokusuar te përqendrime shumë agresive të Vitaminës C. Ndihmon në reduktimin e shenjave pas akneve dhe hiperpigmentimit Formula kombinon Niacinamide, Arbutin dhe 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, tre mekanizma të ndryshëm që ndihmojnë në përmirësimin gradual të pamjes së tonit jo uniform dhe ndriçimin e lëkurës. Ofron veti antioksiduese Përmban 70.2% Vitamin Tree Water (30 herë më i paur në Vitaminë C sesa limoni), me veti antioksiduese dhe i përdorur si bazë e formulës në vend të ujit klasik. Mbështet kundër stresit oksidativ dhe ruajtjen e pamjes më të freskët. Hidraton dhe ndihmon në ruajtjen e barrierës së lëkurës Formula përmban Sodium Hyaluronate, Glycerin dhe Panthenol, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe reduktimin e ndjesisë së tharjes. I përshtatshëm edhe për lëkurë që nuk toleron mirë serumet klasike me Vitaminë C Formula është ndërtuar me një derivat më të qëndrueshëm të Vitaminës C dhe është orientuar drejt përdorimit të përditshëm edhe për lëkurë sensitive. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Në vend që të përdorë ujë si bazë, formula përdor 70.2% Vitamin Tree Water, e marrë me proces nxjerrjeje në temperaturë të ulët për të ruajtur më mirë përbërësit aktivë të ekstraktit. Gjithashtu, ndryshe nga serumet klasike që mbështeten vetëm te Vitamina C, kjo formulë kombinon 3 mekanizma ndriçues: Niacinamide → ndihmon në reduktimin e transferimit të melaninës Vitamin C (3-O-Ethyl Ascorbic Acid) → ndihmon në mbështetjen e shkëlqimit dhe mbrojtjes antioksiduese Arbutin → ndihmon në kujdesin ndaj pamjes së tonit jo uniform E PËRSHTATSHME PËR • Të gjitha tipet e lëkurës • Lëkurë me shenja dhe hiperpigmentim • Lëkurë me ton jo uniform • Lëkurë me pamje të zbehtë • Lëkurë që kërkon serum me Vitaminë C më të butë ⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies: Në bazë të formulës nuk përmban përbërës që zakonisht rekomandohen të shmangen gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Megjithatë, gjithmonë sugjerohet konsultë me mjekun. PËRDORIMI Përdoret në mëngjes dhe/ose mbrëmje. Aplikoni një sasi të përshtatshme pas pastrimit dhe tonerit. Vazhdoni me krem hidratues. Gjatë përdorimit në mëngjes rekomandohet gjithmonë aplikimi i SPF.

Select at least 2 products
to compare