Përshkrim Ampulë premium e formuluar me teknologjine e avancuar c-PDRN®. RIGJENERIM INTENSIV I LËKURËS: REJURAN Turnover Ampoule ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës së lodhur dhe të dëmtuar, duke e bërë atë të duket më e lëmuar, më elastike dhe më e shëndetshme. TEKNOLOGJI E AVANCUAR ME c-PDRN®: Formula me c-PDRN® ndihmon në mbështetjen e procesit natyral të rigjenerimit të lëkurës dhe në përmirësimin e elasticitetit, tonit dhe strukturës së saj. I PASUR ME ADENOSINE: Formula përmban Adenosine, një përbërës i njohur për stimulimin e prodhimit të kolagjenit. Ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe tonifikimin e lëkurës, duke e bërë atë të duket më e tendosur, më elastike dhe me pamje më rinore. FORMULË QË NDIHMON NË NDRIÇIMIN E LËKURËS DHE SHENJAVE: Përmban përbërës që ndihmojnë në reduktimin e prodhimit të melaninës, duke kontribuar në zbehjen e njollave dhe përmirësimin e tonit jo uniform të lëkurës. Lëkura duket më e pastër, më e njëtrajtshme dhe me shkëlqim natyral. HIDRATIM DHE SHKËLQIM NATYRAL: Përmban përbërës hidratues që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e shkëlqimit natyral të lëkurës. ✅ I TESTUAR DERMATOLOGJIKISHT ÇFARË E BËN TË VEÇANTË REJURAN është krijuar nga kompania koreane PharmaResearch Products, një kompani bioteknologjike dhe farmaceutike e specializuar në mjekësi rigjeneruese dhe skincare dermatologjik. Brandi u bë i njohur fillimisht në klinikat estetike në Kore për trajtimet “skin healing” me PDRN, një ingredient inovativ i marrë nga DNA e salmonit, i njohur për aftësinë e tij për të rigjeneruar dhe riparuar lëkurën. Konsiderohet një nga brandet premium më të besuara në K-Beauty. I PËRSHTATSHËM PËR Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht lëkurë me shenja të plakjes, lëkurë me shenja dhe ton jo uniform, lëkurë të lodhur dhe pa shkëlqim, lëkurë me strukturë jo të njëtrajtshme, lëkurë të dehidratuar, lëkurë sensitive ose të dobësuar. ⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies rekomandohet konsultë me mjekun. PËRDORIMI Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni ampulën në fytyrë dhe qafë. Masazhojeni lehtë derisa produkti të përthithet plotësisht, më pas vazhdoni me kremin hidratues. Mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje.



