Smart Watch, Furniture Kamar,
Purito Seoul Wonder Releaf Centella Serum Unscented 60ml
Availability:
$ 25.18
ComparePërshkrim Serum me Centella Asiatica. Qetëson lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe parehatisë Formula kombinon Centella Asiatica, Madecassoside, Panthenol, Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate, të cilët ndihmojnë që lëkura të ndihet më e qetë duke reduktuar dhe skuqjen dhe irritimin. Ndihmon në forcimin e barrierës dhe përmirësimin e rezistencës së lëkurës Përmban Ceramide NP, Niacinamide, peptide dhe Hydrogenated Lecithin, të cilët mbështesin ruajtjen e barrierës dhe reduktimin e humbjes së hidratimit. Ofron hidratim pa rënduar lëkurën Përmban Glycerin, Sodium Hyaluronate dhe Panthenol, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe ndjesisë së lëkurës më elastike. Ndihmon që lëkura të duket më uniforme dhe më e shëndetshme Formula përfshin Niacinamide dhe Pancratium Maritimum Extract, të cilët ndihmojnë në përmirësimin gradual të pamjes së tonit jo uniform. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Ky serum përdor Cicasome Technology™, teknologjia karakteristike e Purito Seoul, e krijuar për të ndihmuar shpërndarjen më efikase të përbërësve aktivë të Centella në sipërfaqen e lëkurës. Formula kombinon 4 përbërësit aktivë kryesorë të Centella (TECA Complex) së bashku me Centella Asiatica Callus Extracellular Vesicles, një qasje që fokusohet jo vetëm te qetësimi i menjëhershëm, por edhe te mbështetja e barrierës së lëkurës. E PËRSHTATSHME PËR • Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht: • Lëkurë të ndjeshme • Lëkurë me skuqje • Lëkurë të dehidratuar • Lëkurë me barrierë të dobësuar • Lëkurë normale, mikse dhe me yndyre. ⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies: Në bazë të formulës nuk përmban përbërës që zakonisht rekomandohen të shmangen gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Megjithatë, për shkak të mungesës së deklarimeve specifike nga brandi për përdorim gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, gjithmonë sugjerohet konsultë me mjekun. PËRDORIMI Përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Aplikoni serumin pas pastrimit dhe tonerit. Përhapeni butësisht derisa të absorbohet dhe vazhdoni me krem hidratues.



