Smart Watch, Furniture Kamar,
PURCELL Colorstrum Pore Defence Ampoule 55ml
Availability:
$ 30.65
ComparePërshkrim Ampulë spray. Falë popullaritetit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës së madhe, kjo ampolë është shpesh jashtë stokut duke e berë produkt vështirë për t’u gjetur në dyqanin më të mëdha të bukurisë në Kore. PËRFITIMET KRYESORE Zvogëlon porevt: Kolostrumi, i pasur me proteina dhe faktorë rritjeje, ndihmon në tkurrjen e poreve dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke e bërë atë më të lëmuar dhe të tonifikuar. Riforcon barrierën mbrojtëse të lëkurës: Kompleksi i fermenteve probiotike (Bifida dhe Lactobacillus) ndihmon në rigjenerimin dhe forcimin e barrierës natyrale, duke e bërë lëkurën më rezistente ndaj dëmtimeve dhe agresorëve të jashtëm dhe përshpejton shërimin. Hidraton në thellësi dhe ruan lagështinë: Me acid hialuronik dhe glicerinë, kjo ampulë rikthen nivelin optimal të hidratimit pa lënë ndjesi ngjitjeje apo yndyre në sipërfaqe. Përmirëson tonin dhe shkëlqimin e lëkurës: Falë kombinimit të niacinamide dhe panthenol, ndihmon në balancimin e ngjyrës së lëkurës dhe rrit shkëlqimin e saj natyral. Përveç përfitimeve të lëkurës, përgatit, fikson dhe përmirëson grimin duke e mbajtur lëkurën të lëmuar, pa pore të dukshme dhe me një shkëlqim natyral. ÇFARË E BËN TË VEÇANTËAmpula përdor teknologjinë Pixcell Biom™, një kompleks unik fermentesh probiotike dhe kolostrumi, që punojnë në sinergji për të siguruar efekt “poreless skin”. Ajo ruan ekuilibrin midis hidratimit dhe kontrollit të yndyrës, duke lënë lëkurën të pastër, të qetë dhe me një shkëlqim të shëndetshëm. I PREFERUAR NGA SHUMË UDHUJ K-POP NË KORE TË JUGUT [ARTIKULLI No.1 NË #WHATSINMYBAG] Rosé & Jenie nga BLACKPINK, Giselle & Winter nga AESPA janë parë duke përdorur këtë produkt, duke e bërë atë zgjedhje të preferuar mes yjeve të KPOP-it dhe produkt viral në internet. E PËRSHTATSHME PËR Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurë me pore të dukshme, lëkurë të thatë ose të dehidratuar, lëkurë të irrituar ose të lodhur që ka nevojë për rigjenerim ⚠️ Gjatë shtatzënisë ose gjidhënies, rekomandohet këshillim paraprak me mjekun. PËRDORIMI Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni një sasi të përshtatshme të ampulës në fytyrë dhe qafë.



