Smart Watch, Furniture Kamar,
Ongredients Skin Barrier Glow Serum 50ml
Availability:
$ 21.90
ComparePërshkrim Serum për forcimin e barrierës së lëkurës dhe përmirësimin e shkëlqimit natyral të saj. Ndriçon lëkurën dhe ndihmon në përmirësimin e tonit jo uniform: Formula përmban kapsula të koncentruara me 99% Glutathione, të zhvilluara për të mbështetur reduktimin gradual të pamjes së shenjave, tonit jo uniform dhe mungesës së shkëlqimit. Lëkura duket më e freskët, më e njëtrajtshme dhe me efekt më të pastër e të ndriçuar. Hidratim intensiv me efekt “glass skin”: Kombinimi i 10 formave të Acidit Hialuronik ndihmon në furnizimin e lëkurës me hidratim në nivele të ndryshme, duke përmirësuar elasticitetin, butësinë dhe pamjen e lëkurës më të mbushur e më të shëndetshme. Qetëson dhe forcon barrierën e lëkurës: Panthenol, Centella Asiatica dhe kompleksi mbështetës i barrierës ndihmojnë në uljen irritimit të lëkurës, reduktoj ë skuqjen dhe përshpejtojnë shërimin e saj. Teksturë me kapsula glow që shkrihen gjatë aplikimit: Serumi ka kapsula të imta në formulë që shpërbëhen gjatë aplikimit për të përthithur më mirë përbërësit aktivë. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Ky serum është ndërtuar rreth konceptit të Glow Barrier Care, jo vetëm për të krijuar shkëlqim të përkohshëm në sipërfaqe, por për të përmirësuar kushtet e lëkurës që lidhen me hidratimin, qetësimin dhe mbështetjen e barrierës. Formula kombinon: 99% Glutathione – për mbështetje të tonit më uniform dhe pamjes më të ndriçuar; Panthenol – për qetësim dhe mbështetje të barrierës; 10-Hyaluronic Acid Complex – për hidratim shumë-dimensional; 6-Peptide Complex Niacinamide – për të mbështetur pamjen më të shëndetshme dhe më të rafinuar të lëkurës. E PËRSHTATSHME PËR Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht: Lëkurë të dehidratuar dhe pa shkëlqim, Lëkurë me ton jo uniform, Lëkurë sensitive ose të irrituar, Lëkurë me barrierë të dobësuar, Lëkurë akneike dhe me shenja, Personat që kërkojnë efekt “glass skin”. ⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies: Nuk ka të dhena të shumta për përdorimin e glutathione gjatë kësaj periudhe, prandaj sugjerohet konsultë me mjekun. PËRDORIMI Përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Aplikoni serumin në lëkurë të pastër pas tonerit. Shpërndajeni në fytyrë dhe masazhojeni lehtë derisa kapsulat të shkrihen plotësisht. Vazhdoni me krem hidratues.



