Smart Watch, Furniture Kamar,
NUMBUZIN No.9 NAD Bio Lifting Essence 50ml
Availability:
$ 28.90
ComparePërshkrim Esencë për rigjenerim dhe efekt lifting. PËRFITIMET KRYESORE Stimulon rigjenerimin e qelizave falë NAD , një përbërës anti-plakje me veprim të fuqishëm, dhe 50 peptideve, që nxisin prodhimin e kolagjenit, tërheqin lëkurën dhe reduktojnë rrudhat në zonat kryesore: sy, ballë dhe linjat e buzëqeshjes. Ndriçon lëkurën dhe zbeh shenjat falë antioksidantëve si glutationi dhe vitamina C, që mbrojnë lëkurën nga dëmtimet dhe japin një pamje më të shëndetshme. Hidraton thellë dhe tonifikon, me kombinimin e peptideve dhe acidit hialuronik, që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e lëkurës së varur. Lëkurë e shëndetshme dhe shkëlqim natyral. E përshtatshme dhe për përdorim nën make-up. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Formula bashkon NAD , 50 peptide, glutation, vitaminë C, kolagjen të hidrolizuar dhe acid hialuronik në një esencë me teksturë unike elastike, që tonifikon dhe jep rezultate që në aplikimin e parë duke punuar në thellësi për rigjenerim dhe elasticitet afatgjatë. E PËRSHTATSHME PËR Të gjitha tipet e lekurave ✅ E përshtatshme dhe për lëkurë akneike – teksturë e lehtë, jo-komedogjene. ⚠️ Gjatë shtatzënisë: Përmban NAD , për të cilin nuk ka studime të mjaftueshme mbi sigurinë gjatë shtatzanisë. Këshillohet konsultë me mjekun para përdorimit. STUDIMET KLINIKESipas testimeve të markës, përdorimi i rregullt për 4 javë ka treguar: reduktim të 11 llojeve të rrudhave, rritje të elasticitetit, dhe ndriçim të dukshëm të lëkurës. PËRDORIMI Apliko para kremit hidratues në mëngjes dhe mbrëmje në fytyrë dhe qafë.



