, ,

NINELESS MELA-PRO Tranexamic Acid Serum 30ml

Availability:

$ 21.79

Compare
Përshkrim Serum. Ndihmon në reduktimin e hiperpigmentimit dhe shenjave pas akneve Përmban 5% Tranexamic Acid së bashku me 2% Niacinamide, të cilët ndihmojnë në përmirësimin gradual të tonit jo uniform dhe shenjave. Ndihmon që lëkura të duket më e ndritshme dhe më uniforme Formula kombinon Glutathione, Vitaminë C (Ascorbic Acid) dhe Niacinamide, përbërës të njohur për mbështetjen e shkëlqimit natyral të lëkurës dhe përmirësimin e pamjes së saj. Ofron hidratim dhe ndihmon në ruajtjen e komfortit të lëkurës Përmban Glycerin, Propanediol dhe përbërës hidratues, të cilët ndihmojnë që lëkura të ndihet më e rehatshme gjatë përdorimit. Ndihmon në qetësimin e lëkurës Përmban Allantoin dhe Adenosine, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e ndjesisë së komfortit dhe reduktimin e ndjesisë së irritimit. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË NINELESS është një brand korean që fokusohet te formulat me përqendrime të qarta të përbërësve aktivë dhe kombinime të thjeshta, por funksionale, pa e mbingarkuar formulën me shumë përbërës në të njëjtën kohë. Ky serum është ndërtuar rreth kombinimit të 5% Tranexamic Acid 2% Niacinamide Glutathione, me fokus te kujdesi ndaj tonit jo uniform dhe shenjave në disa nivele njëkohësisht. E PËRSHTATSHME PËR • Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht: • Lëkurë me shenja • Lëkurë me hiperpigmentim • Lëkurë me shenja pas akneve • Lëkurë me ton jo uniform • Lëkurë mikse • Lëkurë të ndjeshme ⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies: Formula nuk përmban përbërës që zakonisht rekomandohen të shmangen gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Megjithatë, për shkak të mungesës së deklarimeve specifike nga brandi për përdorim gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, gjithmonë sugjerohet konsultë me mjekun. PËRDORIMI Përdoret në mëngjes dhe/ose mbrëmje. Aplikoni serumin pas pastrimit dhe tonerit e përhapur butësisht derisa të absorbohet. Në rutinën e mëngjesit rekomandohet gjithmonë përdorimi i SPF.

Select at least 2 products
to compare