Përshkrim Serum qetësues dhe shërues me veprim të shpejtë. Qetëson lëkurën e irrituar në vetëm 24 orë: Ndihmon në reduktimin e dukshëm të akneve, skuqjes dhe problematikave të lëkurës. I përshtatshëm për lëkurë me akne dhe pore që bllokohen lehtë: I testuar si non-comedogenic, që do të thotë se është formuluar për të mos bllokuar poret dhe për të mbështetur lëkurën problematike. Ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës: I klasifikuar si produkt me efekt ndriçues që zbeh shenjat post akneike dhe ndihmon lëkurën të duket më uniforme dhe më e shëndetshme. Hidraton pa lënë ndjesi të yndyrshme: Tekstura e lehtë ndihmon në ruajtjen e hidratimit pa krijuar shtresë të rëndë ose ndjesi ngjitëse. Mbështet rehatinë dhe ekuilibrin e barrierës së lëkurës: Ndihmon lëkurën të shërohet më shpejtë. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Inteca™ Soothing Serum është krijuar për momentet kur lëkura ka nevojë për qetësim të shpejtë. E PËRSHTATSHME PËR Të gjitha tipet e lëkurës, vecanarisht: Lëkurë sensitive Lëkurë me akne Lëkurë me skuqje Lëkurë të irrituar Lëkurë të dehidratuar Lëkurë mikse dhe me yndyrë Lëkurë me pore të bllokuara ⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies gjithmonë këshillohet konsultë me mjekun. PËRDORIMI Përdoret në mëngjes dhe/ose mbrëmje. Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe vazhdoni me kremin hidratues.



