, ,

Dr.Reju-All Advanced Retino-Mela Serum 30ml

Availability:

$ 36.13

Compare
Përshkrim Serum i avancuar, i formuluar nga brandi farmaceutik më i shitur në farmacitë koreane, Dr.-Reju-All, për të trajtuar hiperpigmentimin, melazmën, shenjat pas akneve dhe shenjat e para të plakjes, duke përdorur HPR; një formë retinoidi të gjeneratës së re. PËRFITIMET KRYESORE Zbeh shenjat dhe melazmënKombinimi i HPR retinoid me përbërës ndriçues ndihmon në reduktimin gradual të njollave të errëta, hiperpigmentimit dhe shenjave pas akneve. Serumi punon me sistemin Triple Melanin Care, i cili targeton pigmentimin nga disa drejtime njëkohësisht. Niacinamide 10% ndihmon në bllokimin e transferimit të melaninës, Tranexamic Acid (TXA) 4% pengon formimin e njollave të reja, ndërsa Alpha-Bisabolol 0.5% qetëson lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e diskolorimit. Rigjenerim qelizor pa irritimHPR stimulon procesin e skin turnover (rigjenerimin qelizor) dhe përmirëson teksturën, pa shkaktuar tharje, djegie apo skuqje intensive, siç ndodh shpesh me retinolin tradicional. Përmirëson elasticitetin dhe rrudhatNdihmon në reduktimin e linjave të imëta, rrudhave dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje më të lëmuar dhe më të tërhequr. Formulë e balancuar dhe qetësuesePërbërësit hidratues dhe qetësues mbështesin barrierën e lëkurës dhe reduktojnë problematikat. Teksturë e lehtë, përthithje e shpejtë; I vlerësuar “EXCELLENT” nga Dermatest ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Dr. Reju-all është brand korean i kujdesit për lëkurën, ndër më të shiturit në Kore, i zhvilluar nga mjekë dhe farmacistë, i njohur për formulat me përbërës funksionalë dhe fokus në kujdesin intensiv të lëkurës. Sekreti i këtij serumi qëndron te HPR (Hydroxypinacolone Retinoate), një formë moderne e retinoidit që lidhet drejtpërdrejt me receptorët e acidit retinoik në lëkurë, pa pasur nevojë për proces konvertimi.Ndryshe nga retinoli klasik, i cili duhet të konvertohet disa herë brenda lëkurës për t’u aktivizuar, HPR vepron direkt, duke ofruar efikasitet më të lartë me rrezik shumë më të ulët irritimi. Formula është zhvilluar nga profesionistë të fushës farmaceutike dhe dermatologjike. E PËRSHTATSHME PËR Të gjitha tipet e lëkurave, Lëkurë me hiperpigmentim, melazmë ose njolla pas akneve, Lëkurë me teksturë të pabarabartë dhe shenja të hershme plakjeje, Përdorues që kërkojnë retinoid efektiv, por më të butë. ⚠️ Nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, për shkak të përmbajtjes së retinoidit. PËRDORIMI Përdoret vetëm në mbrëmje.Aplikoni një sasi të vogël në lëkurë të pastër dhe të thatë, më pas vazhdoni me krem hidratues. Filloni 2–3 herë në javë dhe rriteni gradualisht sipas tolerancës. Gjatë ditës, përdorni SPF.

Select at least 2 products
to compare