Përshkrim Serum me 63& vitaminë C. PËRFITIMET KRYESORE Ndihmon në zbehjen e njollave të errëta; post-akneike dhe të diellit, dhe barazimin e tonit të lëkurës falë kombinimit të 63% Hippophae Rhamnoides Water (burim natyral i Vitaminës C), 5% Niacinamide dhe 2% Tranexamic Acid. Siguron efekt të fuqishëm antioksidues, duke mbrojtur qelizat nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe duke parandaluar shenjat e plakjes së parakohshme. Ofron hidratim të thellë dhe afatgjatë përmes acidit hialuronik në disa forma molekulare, që ruajnë lagështinë në shtresa të ndryshme të lëkurës. Qetëson irritimet dhe skuqjet falë Centella Asiatica Leaf Water, ndërsa Vitaminë E (Tocopherol) forcon mbrojtjen natyrale të lëkurës. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Ndryshe nga serumet e zakonshme me Vitaminë C, kjo formulë përmban 63% Hippophae Rhamnoides Water si bazë, që jo vetëm ofron një dozë të lartë të Vitaminës C natyrale, por edhe rrit qëndrueshmërinë e produktit. I PËRSHTATSHËM PËR Të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme; Personat që përballen me njolla post-akne, pigmentim ose ton të pabarabartë. ✅ I përshtatshëm për përdorim gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, megjithatë gjithmonë rekomandohet konsultë me mjekun për përdorim të sigurt. STUDIMET KLINIKEProdukt i testuar dermatologjikisht. Sipas studimeve klinike, përdorimi i rregullt i serumit ndihmon në zbehjen e njollave dhe përmirësimin e tonit të lëkurës brenda 2 javësh. PËRDORIMI Apliko serumin në fytyrë dhe qafë pas pastrimit dhe tonerit, në mëngjes. Prit disa minuta që të përthithet plotësisht dhe më pas vazhdo me krem hidratues dhe krem mbrojtës nga dielli.



