Përshkrim Serum hidratues dhe qetësues për barrierën e lëkurës. • SERUM PËR HIDRATIM INTENSIV DHE QETËSIM TË LËKURËS SË NDJESHME: Krijuar për të ndihmuar në hidratimin e thellë, reduktimin e skuqjes dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Formula është e lehtë, përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi ngjitëse. • 5-LAYER CERAMIDES PËR FORCIMIN E BARRIERËS SË LËKURËS: Kompleksi me 5 lloje Ceramides ndihmon në rikuperimin dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke reduktuar humbjen e lagështisë dhe ndjeshmërinë. • D-PANTHENOL PËR QETËSIM TË SHPEJTË DHE REDUKTIM TË SKUQJES: D-Panthenol ndihmon në qetësimin e irritimit dhe komfortin e lëkurës së ndjeshme ose reaktive. • ALLANTOIN DHE PËRBËRËS HIDRATUES PËR KOMFORT TË ZGJATUR: Allantoin, Glycerin dhe Sodium Hyaluronate ndihmojnë në hidratimin intensiv dhe në ruajtjen e butësisë së lëkurës pa rënduar. • PËRMIRËSIM I DUKSHËM I HIDRATIMIT DHE BARRIERËS SIPAS TESTEVE KLINIKE: Sipas testeve klinike të brandit, u vu re: rritje e hidratimit të lëkurës deri në 313% përmirësim i barrierës së lëkurës deri në 41% qetësim i lëkurës sensitive deri në 65% ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Formula përdor kompleksin e patentuar Cera-nol, kombinim i Ceramides dhe D-Panthenol, i krijuar për të ofruar hidratim afatgjatë dhe qetësim të shpejtë për lëkurë të ndjeshme dhe me skuqje. Kombinimi i: 5-Layer Ceramides për barrier recovery D-Panthenol për soothing effect Allantoin për komfort dhe hidratim e bën formulën ideale për lëkurë të irrituar, të dehidratuar ose me barrierë të dëmtuar. ✅ Dermatologjikisht i përshtatshëm për lëkurë sensitive dhe për përdorim të përditshëm. I PËRSHTATSHËM PËR Lëkurë të ndjeshme, lëkurë me skuqje, lëkurë të dehidratuar, lëkurë me barrierë të dëmtuar, lëkurë normale, të thatë dhe mikse, si edhe për lëkurë që irritohet lehtë nga aktivët. ⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies rekomandohet konsultë me mjekun. PËRDORIMI Aplikoni serumin pas tonerit dhe shpërndajeni butësisht në fytyrë derisa të përthithet plotësisht. Vazhdoni me krem hidratues.



